Flash News

E-TJERA

Aksidenti me vdekje në Pogradec, policia gjen mjetin e braktisur dhe pa targ

Aksidenti me vdekje në Pogradec, policia gjen mjetin e braktisur dhe pa

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë. Sipas informacioneve nga gazetarja e News24, Lorena Kodra, një mjet ka përplasur një këmbësor 55-vjeçar, i cili ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Policia ka njoftuar se autori i aksidentit ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Pas aksidentit, ai ka hequr targat e mjetit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas hetimeve të mëtejshme, mjeti është identifikuar dhe është konfirmuar se ai është përdorur gjatë aksidentit.

Të fundit