Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 10 viktima nga Kosova/ Politika shqiptare përcjellë mesazhet e ngushëllimit, iu uron shërim të plagosurve

Aksidenti me 10 viktima nga Kosova/ Politika shqiptare përcjellë

Kanë ardhur edhe reagimet e para nga politika shqiptare lidhur me ngjarjen e rëndë në Kroaci, ku u aksidentua autobusi me kosovarë dhe për pasojë humbën jetën 10 persona.

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë ngushëllime dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit. Ai ka falenderuar autoitetet kroate, sidomos për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një fatkeqësi pikëlluese, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. Ai ka shprehur lutjet për shërim sa më të shpejtë të të plagosurve.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet dhe iu ka uruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ai ka kërkuar të tregohet forcë për të përballuar këtë tragjedi.

Mesazh ngushëllimi ka përcjellë dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ai iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i është bashkuar dhimbjes së shqiptarëve të Kosovës. Ajo iu ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve dhe ngushëllime familjarëve të viktimave.

Të fundit