Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 3 viktima në Rrugën e Arbrit, arrestohet drejtuesi i ‘Benz-it’

Aksidenti me 3 viktima në Rrugën e Arbrit, arrestohet drejtuesi i
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e djeshme në Rrugën e Arbrit, në aksin Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë.

Mjeti tip ‘Benz’ i drejtuar nga E. L 28 vjeç u përplas me një tjetër automjet ‘Benz’, e për pasojë humbën jetën tre persona dhe u plagosën 4 të tjerë. 28-vjeçarit i është kominuar masa e arrestit sot teksa ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në njërin mjet humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip 'Benz', është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit