Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 4 viktima, Gjykata lë në burg shoferin 24-vjeçar të betonieres

Aksidenti me 4 viktima, Gjykata lë në burg shoferin 24-vjeçar

Gjykata ka lënë pas hekurave Aleksandër Krashin, shoferin 24-vjeçar të betonieres me të cilën u përplas Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë, që humbën jetën pasi mjeti shpërtheu në flakë duke bërë që të digjeshin brenda.

Togat e zeza caktuan masën “burg pa afat” për Aleksandër Krrashin. Gjithashtu u la në qeli edhe kushëriri i tij Valentin krrashi për veprën penale përkrahje e autorit krimit, pasi largoi 24-vjeçarin nga vendngjarja.

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 24-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e prokurorisë që e akuzon për tre vepra penale, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Sipas materialit të referuar nga policia rrugore, shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimi, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Po ashtu prokurori i çështjes ka deklaruar se betonieria nuk kishte dokumentacionet përkatëse.

Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Të fundit