Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë, arrestohet drejtuesi i betonieres dhe dy të tjerë, në kërkim administratori i firmës

Aksidenti me 4 viktima në Fushë Prezë, arrestohet drejtuesi i

Është arrestuar drejtuesi i betonieres A. K., 24 vjeç, me të cilën u aksidentuan 4 të rinjtë që humbën jetë tragjikisht në Fushë Prezë.

Në pranga ka rënë edhe një 25-vjeçar, i afërm i drejtuesit të betonieres, si edhe D. K., 34 vjeç menaxher i firmës së betonit ku punonte i riu. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim administratorin e firmës.

Nga aksidenti humbën jetën Enejdi dhe Erild Laçi, Andi Laçi dhe Eriklejd Kurti. Katër të rinjtë ndodheshin brenda mjettit “Mercedes Benz” i cili u përplas me betonieren dhe shpërtheu në flakë. Sipas bluve, drejtuesi i betonieres kishte ndaluar pa ndezur bllokazhin.

"A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;   

V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.   Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit