Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 4 viktima në Vlorë, qytetarët protestë në Tiranë: Kush ecën me 200 km/h është vrasës potencial

Aksidenti me 4 viktima në Vlorë, qytetarët protestë në

Aksidenti i sotëm në aksin Fier-Vlorë, që shkaktoi vdekjen e anëtarëve të një familjeje me 4 anëtarë ka ngjallur reagimin e opinionit publik.

Pas ngjarjes së rëndë, qytetarët kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ndërsa janë organizuar përmes thirrjeve në rrjetet sociale.

"Kush ecën në makinë me 200 km/h është vrasës potencial”, thërrasin protestuesit, të cilët janë shtrirë në tokë bashkë me biçikletat e tyre.

 Nga aksidenti humbën jetën Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva dhe u plagosën 3 të rinj që udhëtonin në një mjet tip Audi, i cili dyshohet se ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa ishte me shpejtësi të lartë.

 

 

 

 

 

 

Të fundit