Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 4 të plagosur në Librazhd-Qafë Thanë, 15-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Aksidenti me 4 të plagosur në Librazhd-Qafë Thanë,

Një aksident me 4 të plagosur u regjistrua në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë, u plagosën 4 anëtarë të një familjeje. Me styre, është edhe një 15-vjeçar, që sipas policisë, është nisur drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

“Në aksin rrugor "Librazhd-Qafë thanë", automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H..

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç. H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet”, njofton policia.

 

Të fundit