Flash News

E-TJERA

Aksidenti me 5 të plagosur në Vlorë, policia jep detajet: Mes tyre një 12-vjeçar

Aksidenti me 5 të plagosur në Vlorë, policia jep detajet: Mes

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me një aksident të regjistruar sot në fshatin Gjorm, në rrugën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Citroen” i drejtuar nga shtetasi Viktor Kananaj ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit: Adriana Shakaj, 18 vjeçe; Elvis Shakaj, rreth 12 vjeç; Nertila Shakaj, 41 vjeçe; Dallandyshe Kananaj, 68 vjeçe, si dhe vetë drejtuesi i mjetit.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 13:10, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, një automjet me drejtues shtetasin V. K., 71 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. Sh., 18 vjeçe, N. Sh., 41 vjeçe, D. K., 68 vjeçe dhe një 12-vjeçar. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit