Flash News

E-TJERA

Aksidenti me dy viktima në Fier, banori i zonës: U mbytën se nuk hapën dot xhamin

Aksidenti me dy viktima në Fier, banori i zonës: U mbytën se nuk

Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit tragjik, ne aksin rrugor Levan-Fier, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën dy personave.

Mësohet se viktimat ishin shtetasit Ndue Preçi dhe Pashkë Malçi, të cilët ishin burrë e grua.

Lidhur me aksidentin e rëndë ka folur një banori zonës, i cili nxori me zetor makinën nga kanali me ujë, por fatkeqësisht dy personat kishin ndërruar jetë pasi ishin mbytur.

Ai tregon se para se të shkonte për ti nxjerrë, dy personat që humbën jetën, tentuan të dilnin nga xhami i makinës, por nuk ia dolën të shpëtonin.

 “Aksidentin nuk e pashë. Mua më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Hajde në sekond tha. Unë vij brenda 10 minutash këtu. Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë? Janë brenda tha ai. Unë e godas xhamin e jashtëm, i vë litarin makinës dhe i nxjerrim lart pastaj.

Personat ishin mbytur. Ai që ishte këtu po shikonte që ata donin të dilnim nga xhami i pasëm. I binin nga xhami. Vijnë që nga rruga njerëzit në greminë. Asnjë tabelë asnjë gjë. Kanë ndodhur aksidente të tjera. Thonë që këta që vdiqën janë nga Shtyllasi. Mund të kenë ngatërruar rrugën”, shprehet banori.

Të fundit