Flash News

E-TJERA

Aksidenti në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ndërron jetë 16-vjeçari

Aksidenti në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ndërron jetë

Një adoleshent humbi jetën nga një aksident i ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas.

Nga përplasja e dy makinave humbi jeten një 16-vjeçar, i identifikuar si A. H. I riu mësohet se ka qanë pasagjer në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.


Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Të fundit