Flash News

E-TJERA

Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë

Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me

Ka ndërruar jetë drejtuesi i autobotit që u aksidentua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në Kashtebardh. Bëhet  me dije se viktima është shtetasi Petro Piti.

I ndjeri po transportonte ma autobot karburant në momentin kur u përplas me një mjet bujqësor, zetor. Nga përplasja e fortë, autoboti përfundoi i përmbysur në një kanal kullues.

Shoferi mbeti i bllokuar në autobot dhe për minuta të tëra, banorët e zonës, efektivët e Policisë dhe zjarrfikësit u mundua ta nxirrnin, por fatkeqëlsisht e kanë nxjerrë nga mjeti pa shenja jete.

 

Të fundit