Flash News

E-TJERA

Aksidenti në autostradën e Ksanthit në Greqi, identifikohen 3 viktimat me origjinë shqiptare

Aksidenti në autostradën e Ksanthit në Greqi, identifikohen 3

Identifikohen viktimat me origjinë shqiptare të cilët humbën jetën në një aksident tragjik sot në autostraden e Ksanthit në shtetin grek.

Mësohet se viktimat jane:

Viktor Bushi 59 vjeç banues ne Metamorfosi Athine.

Klarenc Kacaj  61 vjeç banues Dhrapecona Athinë.

Marianka  Bushi Aliraj 57 vjeç.

Kujtojmë se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre shqiptareve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve.

Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes duke shkaktuar karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave. Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.

 

Të fundit