Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Fushë Krujë-Tiranë, ndërron jetë një nga të plagosurit

Aksidenti në Fushë Krujë-Tiranë, ndërron jetë

Ka ndërruar jetën një nga të plagosurit e aksidentit në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Viktima është e moshuara 82-vjeçare.

Policia njofton se të plagosurit e tjerë, ku mes tyre janë edhe dy fëmijë, ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën mjekësore.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia dhe lagështia në rrugë. Për pasojë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Të fundit