Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Gramsh/ Identifikohet viktima, 9 të plagosur transportohen në spital

Aksidenti në Gramsh/ Identifikohet viktima, 9 të plagosur

Policia e Gramshit ka dhënë një informacion paraprak lidhur me aksidentin me vdekje të regjistruar mesditën e sotme. Mësohet se viktima është shtetasik Ledian Lami, rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar

Sipas burimeve zyrtare mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përruar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në aksin rrugor Gramsh-Kushov, në fshatin Bregas

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dhe 9 persona të tjerë,të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore. Sipas uniformave blu, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën për momentin.

Në vendgjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Aksidenti në Gramsh/ Identifikohet viktima, 9 të plagosur

Të fundit