All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Aksidenti në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, arrestohet shoferi bullgar

All - Paragraf - 1

Aksidenti në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, arrestohet

Është vendosur paraburgimi për shoferin bullgar 56-vjeçar të kamionit, pas dëshmisë së tij para gjykatësit hetues. Ai u arrestua për aksidentin tronditës rrugor që ndodhi të hënën në rrugën Egnatia, pranë pikës së pagesës së Iasmos në Rodopi, aksident i cili i mori jetën tre shqiptarëve.

All - Paragraf - 3

Pas daljes nga spitali disa ditë më parë, i akuzuari u paraqit sot para autoriteteve gjyqësore. Dëshmia e tij nuk i bindi gjykatësin dhe prokurorin, të cilët vendosën që ai të mbahet në paraburgim.

56-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia me pasojë vdekjen e disa personave, dëmtime trupore, dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.

Pritet që në ditët në vijim të dalin rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar alkool. 

Të fundit