Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital infermierja, në gjendje të rëndë i shoqi

Aksidenti në Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë në spital një grua, pasi u përfshi bashkë me persona të tjerë në një aksident paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.

Sipas të dhënave, ka humbur jetën Marjeta Gjergji me profesion infermiere, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërsa është në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj. Ndërkohë, djali i tyre i mitur dhe vjehrra e viktimës, gjithashtu të përfshirë në aksident, janë jashtë rrezikut për jetën.

Në këtë aksident u përfshinë tre makina dhe dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar.  

 

Të fundit