Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Malësinë e Madhe ku humbën jetën dy të rinj, arrestohet efektivi i policisë

Aksidenti në Malësinë e Madhe ku humbën jetën dy

Janë vënë në pranga dy persona, mes tyre edhe një efektiv policie pasi u përfshinë në aksidentin ku mëngjesin e sotëm humbën jetën dy të rinj, Erglis Delaj dhe Serxho Kukaj.

Sipas SHÇBA Shkodër, është vënë në pranga drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ shtetasi V.N me me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe si dhe shoferi i mjetit tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe dy të rinjtë që humbën jetën.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër – Lezhë  arrestoi në flagrancë 1 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër, pasi ndërsa drejtonin automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, ku ndërruan jetë 2 shtetas

Në vendin e quajtur "Omaraj", Njësia Administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe janë përfshirë në aksident, një mjet tip "Audi" me drejtues shtetasin V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit S.K., 21 vjeç, dhe shtetasi E.D., 20 vjeç.

Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez" pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi S.K., ndërsa shtetasi E.D. ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• M.B., 19 vjeç;

• V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

 

Të fundit