Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Pogradec, vihet në pranga 31-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Aksidenti në Pogradec, vihet në pranga 31-vjeçari, drejtonte

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin i cili në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin e tunelit, në hyrje të Pogradecit.

I plagosur mbeti drejtuesi dhe pasagjeri i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në mjet, shtetasi E. T., 32 vjeç, banues në Memëlisht, i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Të fundit