Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Rrogozhinë, shkon në tre numri i viktimave

Aksidenti në Rrogozhinë, shkon në tre numri i viktimave

Thellohet bilanci i viktimave nga aksidenti i rëndë i shënuar mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë, ku u përfshinë tre makina.

Një tjetër person humbi jetën në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave në total nga ky aksident.

Bëhet fjalë për Bajram Konin, bashkëshorti i Merushe Konit, e cila po ashtu ndërroi jetë pak orë më parë.

Aksidenti i rëndë ka rezultuar fatal edhe për oficerin e Burgjeve në Peqin, Tonin Mëhilli, 54 vjec, i cili po shkonte në punë që të merrte turnin me automjetin e tij, pasi ndërroi jetë në vend.  

Ndërkohë, nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe një person.  
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit