Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 3 viktima dhe katër të plagosur

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, 3 viktima dhe
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.

Për pasojë, kanë humbur jetën 3 persona, përkatësisht Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja Lulzime Istrefi. Po ashtu, të plagosur kanë mbetur edhe Firuze Istrefi , Kadrie Markeçi, dhe shtetasit Mërgim Lazri, Edison Lazri.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin Gjoricë-Fushë Bulqizë, në afërsi të urës së Qeranecit  ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

"Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit