Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Rrugën e Kombit, identifikohen 4 viktimat, anëtarë të një familje nga Kosova

Aksidenti në Rrugën e Kombit, identifikohen 4 viktimat,
Foto nga vendi i ngjarjes

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik të regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Përplasja e një kamioni me një makinë tip ‘Citroen’ ka rezultuar fatale për familjen Avdiaj, e cila udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë.

Për pasojë, katër persona, mes tyre dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën, ndërsa e mbijetuara e vetme është një vajzë 3-vjeçare, e cila është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se viktimat janë Blerim Avdiaj 51 vjec, gruaja e tij Anjeza Avdiaj 34 vjece dhe fëmija Medina Avdiaj 6 vjeç.

Po ashtu, ka ndërruar jetë edhe K. Koçi11 vjeç, i afërm i Blerim Avdiajt.

 Mësohet se burrë e grua kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy fëmijët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

 

Të fundit