Flash News

E-TJERA

Aksidenti në aksin Pogradec-Qafë Thanë, njëri prej të plagosurve niset drejt ‘Traumës’

Tre persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Aksidenti ndodhi rreth pasdites, në afërsi të fshatit Udënisht, ku automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Njëri nga tre të plagosurit nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Dyshohet se ka qenë drejtuesja e mjetit “Toyota” që ka humbur kontrollin, duke kaluar në korsinë tjetër dhe duke u përplasur me mjetin që udhëtonin dy anglezët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Rreth orës 17:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip "Toyota" me drejtuese  shtetasen E. B.,   është përplasur me automjetin tip "Hyndai" me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakun e aksidentit.

Dyshohet qe drejtuesja e mjetit Toyota ka humbur kontrollin e mjetit duke kaluar ne korsine tjeter dhe per pasoje eshte perplasur me mjetin tjeter.

Të fundit