Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Vaun e Dejës/ Viktimat xhaxhai dhe nipi, si i mori makina përpara dy këmbësorët

Aksidenti në Vaun e Dejës/ Viktimat xhaxhai dhe nipi, si i mori makina

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës. Mësohet se dy viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga njëri ishte nipi dhe tjetri xhaxhai.

Ata ishin këmbësorë, ndërsa, drejtuesi një automjeti ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Vau Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital. 

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit