Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Vlorë, efektivi i dehur përplasi drejtuesen e “Audi-t”

Aksidenti në Vlorë, efektivi i dehur përplasi drejtuesen e

Një aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku mjeti tip “Benz” u përplas me mjetin tip “Audi”, dhe për pasojë shpërtheu në flakë.

Sipas policisë, “Benz-i” drejtohej nga një efektiv policie i cili shkaktoi aksidentin në gjendje të dehur.

“Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit