Flash News

E-TJERA

Aksidenti në Vlorë/ "X5-a" drejtohej nga 16-vjeçar që e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, e plagosur 37-vjeçarja

Aksidenti në Vlorë/ "X5-a" drejtohej nga 16-vjeçar
Pamje nga aksidenti

Policia ka zbardhur aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në Vlorë, ku një automjet tip "BMË X5" humbi kontrollin dhe hyri në një market, duke lënë të plagosur një grua që ishte duke blerë.

Blutë bëjnë me dije se automjeti po drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili e kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve. Ai humbi kontrollin dhe u fut në market, duke lënë të plagosur 37-vjeçaren me inicialet E.A.

Policia thotë se 16-vjeçari do të shoqërohet në polici, pas marrjes së ndihmës mjekësore. Në spital po trajtohet dhe 37-vjeçarja.

"Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit