Flash News

E-TJERA

Aksidenti pas ‘Foltores’, flet truproja i Berishës: Një makinë na erdhi me shpejtësi kundravajtje

Aksidenti pas ‘Foltores’, flet truproja i Berishës: Një

Ka reaguar Ervis Tushe, truproja i Sali Berisha pas aksidentit të ndodhur mbrëmë në autostradën Milot-Mamurras, ku u përfshi edhe makina e eskortës së ish kryeministrit.

Tushe shkruan në rrjetet sociale se një makinë me targa të Kosovës ka qenë duke lëvizur kundravajtje dhe me shpejtësi, ndërsa falë shkathtësisë së shoferit, është bërë e mundur shmangia e përplasjes me automjetin ku ndodhej ish-kryeministri Sali Berisha.

Tushe thotë se Berisha ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë edhe personat e tjerë pjesë e shoqërimit.

“Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje.

Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor.

E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha”, shkruan truproja Ervis Tusha.


 

 

Të fundit