All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Aksidenti tek ambasada italiane/ Drejtuesi i mjetit i afërm i drejtorit të OFL-së? Reagon Policia e Shtetit

Aksidenti tek ambasada italiane/ Drejtuesi i mjetit i afërm i drejtorit
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Lidhur me aksidentin tek ambasada italiane rreth një javë më parë, ku qarkulluan zëra se drejtuesi i automjetit Stiveljan Dashi ishte i afërm i drejtorit të OFL-së Arben Dashi ka reaguar Policia e Shtetit.

Kjo e fundit mohon që drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor të jetë i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe shton se nuk është favorizuar nga asnjë zyrtar policie.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, duke theksuar se njoftimi për këtë ngjarje është pasqyruar në faqen zyrtare.

Dashi qarkullonte me një shpejtësi 150 km/ orë, ku rrezikonte jetën e kalimtarëve. Si pasojë e akdidentit të shkaktuar mbetën dy qytetarë të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit