Flash News

E-TJERA

Aksidenti te Ura e Dajlanit ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet në burg shoferi Arbër Xhaxhaj

Aksidenti te Ura e Dajlanit ku humbi jetën 18-vjeçarja, lihet

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arbër Xhaxhajn, i riu i cili akuzohet se shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit në Durrës para dy ditësh, ku si pasojë humbi jetën Vikena Greku, 18 vjeçe.

26-vjeçari akuzohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë prej saj. 

Si pasojë, nga aksidenti i shkaktuar nga 26-vjeçari mbeti po ashtu edhe vetë ai i plagosur si edhe 2 këmbësorë.

Njoftimi i Gjykatës së Durrësit

Çështja penale me Nr. 26 Akti, me objekt “Vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit A. Xh. i dyshuar per kryerjen e vepres penale”Drejtimi i mjetit ne menyre te parregullt” te parashikuar nga neni 291 K.Penal dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”,parashikuar nga neni 290/3 K.Penal”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokurore Znj. Matilda Fetau.

Kjo çështje është në shqyrtim pranë Gjyqtarit të gatshëm Z. Orgent Nazaj.
Seanca gjyqësore zhvillohet në datë 17.01.2026, ora 10:00.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 26, datë 17.01.2026, ku ka vendosur: “Arrest në burg”

Të fundit