Flash News

E-TJERA

Aksidenti tragjik i mori jetën, studentët e gazetarisë homazhe për Sikela Përroin

Aksidenti tragjik i mori jetën, studentët e gazetarisë homazhe

Studentët e Fakultetit të Gazetarisë kanë zhvilluar këtë të shtunë homazhe për Sikela Përroi, njëra nga vajzat, e cila humbi jetën dy ditë më parë në aksidentin tragjik pranë rrethrrotullimit të TEG.

Në hyrje të Universitetit janë vendosur trëndafila të bardhë e qirinj të ndezur rreth fotos së 23-vjeçares.

Studentët kanë shprehur ngushëllime për humbjen e të resë, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku.

Aksidenti tragjik i mori jetën, studentët e gazetarisë homazhe

Sikela Përroi, studente në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit është përcjellë sot në banesën e fundit mes dhimbjes familjarëve, të afërmve dhe miqve të saj.

Kujtojmë që aksidenti tragjik i cili mori tre jetë ndodhi në rreth-rrotullimin pranë qendrës tregtare TEG, ku automjeti “Audi A8” me drejtues 20-vjeçarin Klevis Ruçaj, që ishte duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizje nga Farka, ‘fluturoi’ në nënkalimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Në aksident ndërruan jetë në vendngjarje dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj (23 vjeçe) dhe Erisilda Abedini (22 vjeçe), ndërsa drejtuesi Klevis Ruçaj humbi jetën pasi u transportua në spitalin e Traumës.

 “Audi” goditi dhe mjetit “Honda”, duke bërë që të plagosen Alda Kurti (51 vjeçe), O.K. (24 vjeç) e Qemal Kurti, rreth 60 vjeç (drejtues i automjetit), të cilët udhëtonin në drejtim të Elbasanit.

Nga matjet që ekspertët e Policisë Rrugore kanë kryer në terren rezulton se “Audi” udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km/orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e këtij aksidenti të rëndë.

Të fundit