Flash News

E-TJERA

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK, mes 7 viktimave, edhe një shqiptar

Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK, mes 7 viktimave, edhe një

Një shtetas shqiptar është mes viktimave të aksidentit të rëndë rrugor që u regjistrua të martën në Rumani, ku u përfshi një minibus me tifozë të klubit grek PAOK. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa bëhet e ditur se viktima shqiptare është Vasil Pilo.

Sipas të dhënave zyrtare, nga aksidenti humbën jetën gjithsej shtatë persona, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Timisoarës, rreth 100 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Minibusi kishte nisur udhëtimin nga Greqia me destinacion Francën, ku tifozët planifikonin të ndiqnin ndeshjen e Ligës së Europës mes PAOK-ut dhe Lyonit.

Agjencia shtetërore greke e lajmeve “AMNA” raporton se sipas kryetarit të bashkisë së Aleksandrisë në Imathia, Panagiotis Girinis, tre nga viktimat ishin banorë të kësaj zone, ndërsa një tjetër nga rajoni fqinj i Pierias. Të ndjerët nga Alexandria ishin të moshës 25–27 vjeç.

Ndërkohë, komuniteti i tifozëve të PAOK-ut në Selanik ka nisur homazhe në stadiumin e klubit, duke vendosur lule dhe qirinj në nderim të viktimave.

 

Të fundit