Flash News

E-TJERA

Aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Vorë: Zbardhen emrat e 4 të rinjve që humbën jetën, 2 prej tyre vëllezër

Aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Vorë: Zbardhen emrat

Janë zbardhur identitetet e katër të rinjve që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë-Krujë-Vorë, në zonën e Fushë-Prezës.


Viktimat janë identifikuar si:

• Enejdi Laçi (25 vjeç) – shoferi i automjetit “Mercedes Benz”

• Erildi Laçi (20 vjeç) – pasagjer

• Andi Laçi (22 vjeç) – pasagjer

• Enrikejd Kurti (24 vjeç) – pasagjer


Tragjedia bëhet edhe më e rëndë pasi tre prej viktimave, Enejdi Laçi dhe Erildi Laçi ishin vëllezër. Ata po udhëtonin së bashku me mikun e tyre Enrikejd Kurti kur automjeti i tyre u përplas dhunshëm me një betoniere dhe shpërtheu në flakë.

Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të policisë rrugore dhe një mjeti zjarrfikës nga Kamza, ishte tepër vonë për të shpëtuar jetët e tyre.


Ndërkohë, shoferi i betonieres është identifikuar si Aleksandër Krrashi, 24 vjeç. Ai u largua nga vendngjarja pas aksidentit, por policia arriti ta lokalizojë dhe ta shoqërojë në komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Të fundit