E-TJERA

Aksidenti tragjik në Berat, gruaja u përplas për vdekje, skenën e pa bashkëshorti

Aksidenti tragjik në Berat, gruaja u përplas për vdekje,

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin “Berat-Dimal”, pranë fshatit Moravë, ku një automjet përplasi për vdekje një grua 30-vjeçare që po ecte në krah të rrugës me fëmijën e saj 2-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Lavia Gjata, e cila ishte duke ecur anash rrugës me fëmijën në krah, kur u përplas nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga 25-vjeçari A.Tafa. Sipas  raportimeve, ngjarjen e rëndë e ka parë bashkëshorti i saj, i cili ndodhej në krahun tjetër të rrugës duke e pritur bashkë me djalin e tyre të vogël.

Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, 30-vjeçarja ishte pa shenja jete, ndërsa fëmija 2-vjeçar shpëtoi pa asnjë dëmtim dhe ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.

Shoferi i automjetit është shoqëruar nga policia për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal, duke nxitur thirrje për masa më të rrepta sigurie në rrugët e zonës.

Të fundit