Flash News

E-TJERA

Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, eksperti i sigurisë: Ishte e papërfunduar. Nuk ishte ende gati për t’u hapur

Aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit, eksperti i sigurisë: Ishte

Një ditë pas aksidentit tragjik me tre viktima dhe 4 të plagosur, eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho thotë se rruga e Arbrit nuk kishte përfunduar dhe nuk duhej të ishte hapur.

I ftuar në ‘News 24’, Hasho tha se në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, është faji i drejtuesve të automjeteve që mund të shkaktojnë aksidente të tilla.

“Kjo rrugë nuk është përfunduar dhe nuk duhej të ishte hapur, dhe nëse do parashikoja aksidente, do të shikoja tek këto pjesë që kanë pasur rrezikshmëri më të lartë.

Në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, shikoj që këtu është pjesa e drejtuesve të automjeteve është shkaku kryesor i aksidentit. Shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia tej normale të lejuara, parakalim i gabuar, përdorimi i telefonit dhe alkooli”, u shpreh Hasho.

Të fundit