Flash News

E-TJERA

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave, 5 të plagosur

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Në aksident u përfshinë dy automjete, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën. Viktimat janë drejtuesi i njërit mjet, Nikoll Prenga dhe Franush Palaj, babai i shoferit tjetër. 

Sipas policisë, pesë persona të tjerë mbetën të lënduar, përfshirë drejtuesin e mjetit tjetër, shtetasin D.P., 30 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të fundit