Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Papër-Cërrik/ Humb jetën 56-vjeçari, drejtuesi i mjetit ‘arratiset’ nga vendngjarja

Aksident në aksin Papër-Cërrik/ Humb jetën

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Papër-Cërrik. Viktimë ka mbetur këmbësori me iniciale V. H., 56-vjeç, i cili banonte në Cërrik.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit, ndërsa policia ka nisur kontrollet për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin V. H., 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit