Flash News

E-TJERA

Aksidentohen tre automjete në Elbasan, dyshohet për disa të lënduar

Aksidentohen tre automjete në Elbasan, dyshohet për disa të

Një aksident i trefishtë u shënua pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë, dyshohet se disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.

 

Të fundit