Flash News

E-TJERA

Aksidentohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit, përfundon te Trauma

Aksidentohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit, përfundon te

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në ambjentet e Portit të Durrësit.

Një 24-vjeçar duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka mbetur i plagosur.  

Si pasojë i riu është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

"Në ambientet e portit të Durrësit, shtetasi D. M., 24 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Shtetasi D. M. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit