Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Aksidentohet 33-vjeçari në minierën e Bulqizës, niset me helikopter drejt Tiranës
Një minator 33-vjeçar ka mbetur i plagosur në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Mësohet se minatori 33-vjeçar me inicialet N.A ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.
I plagosuri është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës.
Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit në punë të 33-vjeçarit.