Flash News

E-TJERA

Aksidentohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi, ndërron jetë në spital

Aksidentohet 42-vjeçari shqiptar në Greqi, ndërron jetë

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi, pas një aksidenti rrugor.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur pak para mesnate ku motori i drejtuar nga 42-vjeçari shqiptar është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar.

Përplasja ka qenë e madhe dhe në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për të transportuar 42-vjeçarin në spital, ku u bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Rreth dy orë e gjysmë më vonë, 42-vjeçari ka ndërruar jetë.

Të fundit