Flash News

E-TJERA

Aksidentohet aktori Gazmend Paja, dërgohet në spital

Aksidentohet aktori Gazmend Paja, dërgohet në spital
Pamje nga vendngjarja

Aktori i humorit Gazmend Paja është përfshirë në një aksident. Policia bën me dije se Paja ishte duke lëvizur me motor teksa është përplasur nga automjeti me drejtues E. K.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 në në rrugën e Kavajës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar aktori, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Me  datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit