Flash News

E-TJERA

Aksidentohet ambulanca në aksin Lushnje-Fier, dëmtohen drejtuesi dhe infermierja

Aksidentohet ambulanca në aksin Lushnje-Fier, dëmtohen drejtuesi dhe

Një autoambulancë u aksidentua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Fier.

Për pasojë, u lënduan drejtuesi i ambulancës dhe infermierja që ndodhej brenda. Dyshohet se 34-vjeçari duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 07.01.2024, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan, duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të fundit