Flash News

E-TJERA

Aksidentohet autobusi i ekipit të volejbollit të Korçës, tre vajza përfunojnë në spital

Aksidentohet autobusi i ekipit të volejbollit të Korçës,

Autobusi i ekipit të femrave të volejbollit “Skënderbeu” të Korçës u përfshi sot në një aksident në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.

Siç duket nga foto, autobusi i skuadrës së Skënderbeut ka përfunduar jashtë karrexhatës e si pasojë tre vajza pësuan dëmtime të lehta duke përfunduar në spitalin e Prenjasit. 

Ata Vpo udhëtonin drejt Tiranës pasi sot në orën 17:00 në sallën sportive të Farkës ishte planifikuar sfida e dytë mes Tiranës dhe Skënderbeut. 

Për këtë arsye, ndeshja e sotme është anuluar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

 

Të fundit