Flash News

E-TJERA

"Audi" i pret rrugën autobusit të linjës së Petrelës, plagoset drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë

"Audi" i pret rrugën autobusit të linjës së

Autobusi i linjës së Petrelës është aksidentuar pak më parë në zonën e Saukut.

Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip "Audi" i cili është bërë shkak për aksidentin. "Audi" ka bërë një parakalim të gabuar që çoi në përplasjen me autobusin e linjës së Petrelës.

Policia njofton se të plagosur kanë mbetur 5 persona, drejtuesi i mjetit tip "Audi" dhe 4 pasagjerë të autobusit.

"Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

 

Të fundit