Flash News

E-TJERA

Aksidentohet automjeti i ushtrisë në Himarë, plagoset shoferi dhe dy ushtarë

Aksidentohet automjeti i ushtrisë në Himarë, plagoset shoferi dhe

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, në Himarë.

Sipas policisë, një automjet i ushtrisë është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe për pasojë u plagosën shoferi dhe dy prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet.

“Sot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

Të fundit