Flash News

E-TJERA

Aksidentohet eskorta e Sali Berishës, reagon Policia e Shtetit: Janë plagosur lehtë dy persona

Aksidentohet eskorta e Sali Berishës, reagon Policia e Shtetit: Janë

Reagon zyrtarisht policia e shtetit lidhur me aksidentin e ndodhur sot në aksin Milot- Fushë Mamurras, ku u përfshi edhe një makinë e eskortës së ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas policisë, në një aksident të trefishtë është përfshirë mjeti shoqërues i eskortës së Berishës e për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta dy persona banues në Kosovë.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit