Flash News

E-TJERA

Aksidentohet familja në Fier-Vlorë, humb jetën 6-vjeçari, plagosen 3 të tjerë

Aksidentohet familja në Fier-Vlorë, humb jetën 6-vjeçari,
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Mjeti tip “Benz” i drejtuar nga një 33-vjeçar, i cili udhëtonte me familjen, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë fëmija 6-vjeçar, ndërsa drejtuesi, bashkëshortja dhe fëmija tjetër ndodhen në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit