Flash News


E-TJERA

Aksidentohet me makinë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali

Aksidentohet me makinë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar në

Një aksident i rëndë u shënua sot në Caselle Torinese në Itali e për pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Sipas mediave italiane, një mjet tip Ford Ka në të cilin udhëtonin katër djem është përplasur me një mur në anë të rrugës.

Shoferi Blendi Halili, 18-vjeçari me origjinë kosovare, i cili drejtonte pa leje drejtimi automjetin, ka mbetur i bllokuar dhe për pasojë ka humbur jetën pasi mjeti u përfshi në flakë. Tre të rinjtë e tjerë, dy 18-vjeçarë dhe një 17-vjeçar, arritën të dilnin të sigurt dhe u transportuan në spitalin Ciriè në kushte jo të rënda.

Zjarrfikësit e Caselle Torinese dhe Torin Centrale dhe karabinierët e kompanisë Venaria Reale kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke hetuar ngjarjen. Në aksident nuk u përfshinë automjete të tjera, ndërsa dyshohet se mjeti humbi kontrollin

Automjeti ishte në pronësi të babait të viktimës, i cili me sa duket nuk ka qenë në dijeni se djali i tij e kishte marrë dhe po transportonte edhe persona të tjerë.

Të fundit