Flash News

E-TJERA

Aksidentohet me motor turisti çek në Mirditë, përfundon në Spitalin e Traumës

Aksidentohet me motor turisti çek në Mirditë, përfundon
Foto ilustruese

Një turist çek ka përfunduar në Spitalin e Traumës, për shkak se u përfshi në një aksident me motor. 

Sipas policisë, R. K., 46 vjec humbi kontrollin teksa ngiste një motomjet në fshatin Bukmirë, në Mirditë. 

"Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit