Flash News

E-TJERA

Aksidentohet me zetor, humb jetën 67-vjeçari në Bulqizë (EMRI)

Aksidentohet me zetor, humb jetën 67-vjeçari në Bulqizë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është rejgistruar pasditen e kësaj të marte në fshatin Viçisht të Bulqizës.

Një 67-vjeçar i identifikuar si Rasim Lika, duke drejtuar një automjet bujqësor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë 67-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar drejt spitalit por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. 

"Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Të fundit