Flash News

E-TJERA

Aksidentohet mjeti i trupës diplomatike ruse në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksidentohet mjeti i trupës diplomatike ruse në Tiranë, një

Mjeti i ambasadës ruse në Tiranë është përfshirë në një aksident rrugor.

Mbrëmjen e djeshme mjeti i trupës diplomatike ruse ka dalë nga rruga dhe është përplasur me banderolën metalike të rrugës te mbikalimi Mjull Bathore.

Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit S. M., 36 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur pasgjeri A. K., 30 vjeç.

“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Të fundit